Barcelona ka prezantuar sot blerjen më të re nga Borussia e Dortmund, Dembele, ndërsa ekipi gjerman pak minuta pas tyre kanë prezantuar zëvendësuesin e francezit.


Klubi i “Bundesligë-s” ka prezantuar blerjen më të re nga ukrainasit e Dianamo Kiev, Andriy Yarmolenko për 25 mln euro. Yarmolenko i cili ka shënuar 137 gola në 339 ndeshje në të gjitha kompeticionet me ekipin e “Premier League-s” të Ukrainës në 10 vjet, ka nënshkruar për 4 vite me Dortmund.


Pas 105 mln eurove të arkëtuar nga Barcelona për shitjen e Dembele, Dortmund nuk ka hezituar për të afruar ukrainasin në skuadër.

Burime nga gjermania konfirmojë se pavarësisht blerjes së Andriy Yarmolenko, verdhezinjtë synojnë të afrojnë edhe mesfushorin e Paris SG, Julian Draxler. Për fantazistin e parisienëve ende nuk ka një lëvizje zyrtare, por deri me datë 31 gusht ky mbetet një opsion që nuk do të ishte habi nëse realizohet.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb