TURQI

Aktori i njohur turk, Kenan İmirzalıoğlu, dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, janë në pritje të fëmijës së parë dhe po e shijonë shumë këtë periudhë të pritjes së ëmbël. Kobal është në muajin e 6-të të shtatzënisë dhe ka nisur numërimin mbrapsht, por edhe përgatitjet gjithashtu. Edhe pse periudha e pandemisë i ka përfshirë edhe dy artistët duke i shkëputur përkohësisht nga projektet përkatëse, rikthimi, me siguri, do të jetë i shpejtë.

Por, nga sa mësohet nga mediat turke, Sinem Kobal nuk ka dëshirë që të punësojë një dado për t’u kujdesur për fëmijën që do të lindë. Aktorja, e cila ka mjaft projekte për të realizuar në të ardhmen e afërt, dëshiron më shumë të ndihmohet nga e ëma ose nga vjehrra e saj për beben.

Kështu, Yıldız İmirzalıoğlu, nëna e Kenan İmirzalıoğlu, do të vijë nga Ankara dhe do të kujdeset për nipin e saj për pothuaj 3 muaj. Të paktën kështu janë shprehur dy aktorët në një intervistë të fundit duke theksuar se, pavarësisht dilemave të momentit, mezi presin derisa ta kenë në krahë të voglin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb