Balerina e njohur amerikane Cheryl Burke pranoi se “kurrë” nuk ka përjetuar orgazmë gjatë marrëdhënieve seksuale që ka pasur, duke e quajtur këtë deklaratë si “rrëfimin e saj më të madh deri më sot”.

Koreografja e “Dancing With the Stars”, fillimisht e fshehu këtë fakt ndërsa fliste me terapisten Miss Jaiya për episodin e podcast-it të saj “Burke in the Game” .

Pasi zgjodhi të heshtë gjatë intervistës me të, balerina filmoi një prezantim për episodin e ri të së martës .

“Unë nuk kam pasur kurrë një orgazëm më parë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale. Kjo nuk reflekton në asnjë partner me të cilin kam qenë. Ajo reflekton vetëm tek unë”-u rrëfeu ajo dëgjuesve.

Ylli i “Dance Moms”, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga aktori Mattheë Lawrence në shkurt, ndërsa gjatë rrëfimit hezitoi të ndante të vërtetën e saj sepse nuk donte të “lëndonte” asnjë nga partnerët e saj të mëparshëm.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me personin,” shpjegoi Burke. “Kjo ka të bëjë gjithçka me mua dhe me turpin tim, me cenueshmërinë time dhe me besimin tim tek vetja”.

Ndërsa fliste për Healy-n, Burke vuri në dukje se ajo “asnjëherë nuk kishte pasur shumë biseda” me Laërence për turpin që ndjente rreth seksit. Rrëfimi erdhi një javë pasi balerina u tha ndjekësve të saj në Instagram se nuk kishte “bërë seks që nga viti 2021”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: