Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko ka njoftuar të hënën lehtësimin e shtetërrhetimit të kryeqytetit. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Klitschko tha:

“Miq! Informacion i rëndësishëm! Ora policore ndryshon në Kiev dhe Rajon. Nga sot, 28 mars, shtetrrethimi do të fillojë një orë më vonë dhe do të përfundojë një orë më herët. Pra, nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit”.

Autoritetet lokale njoftuan më parë se shkollimi në kryeqytet do të rifillonte në formatin online. Klitschko gjithashtu anuloi një plan për një shtetrrethim të zgjatur gjatë fundjavës.

Sakaq kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës tha se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë në kërkim të ndarjes së Ukrainës në dy pjesë – si Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut. Operacionet e Rusisë rreth Kievit kishin dështuar dhe tani ishte e pamundur për ushtrinë ruse të rrëzonte qeverinë ukrainase, tha ai.

Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga sirena u dëgjua në Kiev herët të hënën, sipas ekipeve të CNN në terren.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: