Kryetari i Këshillit Kombëtar i PD, Edi Paloka, pak orë para protestës, ka publikuar dy foto në rrjetin e tij social, ku në një njërën shfaqet boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu në Manhatan me flamurin e PD në dorë, ndërsa në tjetrën një grup shqiptarësh në aeroportin e Romës, të cilët janë nisur drejt Shqipërisë.

“Nga aeroporti i Romes deri ne Manhatan , shqiptaret dergojne mesazhin e tyre per protesten. Nje grup shqiptaresh qe jane nisur nga Roma per protesten dhe boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu ne Manhatan, NY !”, shkruan Edi Paloka.

Kujtojmë se protesta kombëtare mbahet sot në orën 16:00 para kryeministrisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: