TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e Partisë Demokratike në seli një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ku u vendos ngritja e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë dhe u morën vendime të tjera të rëndësishme.

Ndërkohë që takimi vjen pak orë nga takimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta me partitë e qendrës së djathtë në kuadër të nisjes së konsultimeve për të vendosur një datë të re zgjedhjesh.
Takimet e para do të nisen sot në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë.

Të shtunën e 8 qershorit Kreu i Shtetit njoftoi për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke shfuqizuar dekretin e përcaktimit të tyre.
Ndërkohë të hënën më  10 qershor, Presidenti Meta doli para mediave duke deklaruar se vendimi ishte marrë pasi rrezikohej siguria kombëtare.
Pas zyrtarizimit të dekretit, maxhoranca deklaroi se do të niste procedurat për shkarkimin e Presidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb