Kandidati i parë i PD në Gjirokastër, Tritan Shehu zbulon se disa orë para zgjedhjeve po merr qindra mesazhe nga punonjës të administratës publike të cilëve po u ushtrohet presion.

Shehu thotë se pushteti po i bën presion administratës të votojë kundër dëshirave dhe orientimit politik.

Ai i bën thirrje të gjithëve të votojnë masivisht, teksa i siugron qytetarët se vota do të lexohet ashtu siç hidhet pa presion.

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Të nderuar zgjedhës të Qarkut Gjirokastër !

Qindra prej jush pjesë e administratës publike, po më informojnë për presionin që po i’u ushtrohet nga pushteti në ikje për të votuar kundër dëshirave dhe orjentimit tuaj politik. Kjo është karakteristikë e rilindasve që duan të deformojnë, poshtërojnë dhe sakatojnë procesin e nesërm zgjedhor. Po ju drejtohem të gjithëve Ju të nderuar zgjedhës ! Mos kini frikë! Mos veproni kundër ligjit që ndalon dhe penalizon cdokënd që tenton të fotografojë votën për t’ua treguar fuksave nën petkun e patronazhistit, apo drejtorëve të Rilindjes. Ligji dënon pa kompromis këdo që do të tentojë të fotografojë votën. Të jeni të sigurtë se vota juaj do të lexohet ashtu sic do hidhet pa presion !

Ndaj votoni të qetë për subjektin tuaj të preferuar! Për mua personalisht, rëndësi ka procesi! Ndaj dilni dhe votoni masivisht pa frikë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb