TIRANE

Pak javë më parë u zbulua se shumë shpejt aktori i njohur i humorit, Gaz Paja do të bëhet baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Ira Seferi është në një pritje të ëmbël. Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë vetëm pak muaj më parë.

Për dasmën dhe për fëmijën që do të vijë së shpejti, aktori i njohur ka folur për herë të parë sot në emisonin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel.

Gjininë e fëmijës Gaz Paja e nxorri “padashje” teksa ishte duke folur për raportet e tij me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
“Erion Veliaj përpiqet që të më tregojë se si do të jetë jeta pasi djali të vijë në jetë”, është shprehur Gaz Paja duke treguar edhe gjininw e bebes.

“Pra, ju prisni një djalë?”, e ka pyetur më tej Jonida.

“Po, ne presim një djalë”,- përfundoi aktori i njohur.

Kujtojmë se për shkak të angazhimeve të shumta në punë, Gazi nuk mundi të bëjë një muaj mjalti me partneren, megjithatë tashmë ai është duke përjetuar periudhën më të bukur së bashku me bashkëshorten.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: