Partia Demokratike do të vendosë sot për zgjidhjen e krizës politike pasi kryedeomkrati Luzlim Basha ka vendosur të mbledhë pasditen e sotme Grupin Parlamentar, kryesinë dhe Kolegjin e Kryetareve.

Ndërkohë deputeti i PD, Dashnor Sula, në një intervistë për Ora Neës, tha se shpreson që Lulzim Basha të ketë marrë vendimin e duhur, që sipas tij është dorëheqja e kreut të PD. Ai tha se një vendim i tillë do i hapte rrugë bashkimit të PD.

Kam bindje se sot do të ketë një vendim, dhe uroj që ky vendim të jetë I duhur për PD, që do të thotë tërheqja ose dorëheqja e Lulzim Bashës dhe hapja rrugë e bashkimit të PD. Mendoj se Basha përgjatë ditëve ka pasur një reflektim dhe mendoj se do të jetë një reflektim pozitiv.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: