Sot të gjithë sytë janë nga ndeshja Shqipëri-Itali. Në një kohë kur pritet vetëm pak nga nisja e takimit, vëmendja është ndalur tek futbollistët.

Vëmendjes së mediave nuk i kanë shpëtuar as këta dy personazhe, të cilët kanë qenë te Torino. Bëhet fjalë për trajnerin e Italisë, Xhanpiero Ventura dhe mesfushorin kuqezi, Migjen Basha. Pak minuta më parë, të dy janë takuar në “Loro Boriçi”, si shihet nga fotoja e “Panorama Sport”.

Pas shakave dhe kujtimbve të së kaluarës, Basha i rreh shpatullat Venturës dhe qeshin pa fund. Më pas vjen edhe sulmuesi Imobile dhe të tre shkrihen së qeshuri pas një batute të Venturës.
Ndërkohë, Elseid Hysaj për më shumë se 5 minuta është parë në shoqërinë e mbrojtësit Rugani (shok skuadre te Empoli). Ndërsa Memushaj qëndron më shumë me portierin e Milanit, Donaruma, teksa shihen duke qeshur pas batutave që bëjnë. Mbrojtësi Ajeti zgjedh të bisedojë pak minuta me lojtarin e Fiorentinës, Spinacola.
3-470x470

4-470x470

Lojtaret-1-470x470
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: