Duket se presidenti turk, i rikonfirmuar për një tjetër mandat, Tajip Erdogan nuk e harron zakonin e tij të shpërndarjes në publik të parave.

Dje Erdogan u shfaq në publik ku iu shpërndante para mbështetësve jashtë qendrës së votimit ku ai hodhi votën e tij në balotazh.

Kujtojmë se Erdogan arriti që të merrte një tjetër mandat përballë rivalit të tij, Kemal Kılıçdaroğlu.

Erdogan u rizgjodh si president i Turqisë, pozicion të cilin e mban prej vitit 2014, ndërsa më herët ka qenë kryeministër i vendit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: