Kur vrasësi i Carolinës është zbuluar, detajet janë ato që do të na japin një tablo më të gjerë për gjithçka çfarë ndodhi atë 11 maj.

Babis Anagnostopulos, bashkëshorti i 20-vjeçares ka pranuar ditën e sotme krimin e rëndë, e ka rrëfyer me detaje se si e vrau të renë, e inskenoi historinë e grabitjes. Mirëpo, ditën e sotme, ai ka vizituar varrin e të shoqes, në Alonissos, së bashku me prindërit e saj.

Pikërisht atje, ai është marrë nga policia, për t’u marrë në pyetje në lidhje me të dhënat e reja të siguruara nga hetuesit.

Por para pak se të shkonte për në Athinë, e t’i përgjigjej pyetjeve të hetuesve, Babis, është shfaqur duke përqafuar mamanë e Carolines, e mësohet se është munduar ta qetësojë atë duke i thënë se do e identifikonte autorin e dyshuar, shkruajnë mediat greke.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb