TIRANË

Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, ka deklaruar sot se Kuvendi së shpejti do të ofrojë interpretimin në gjuhën e shenjave. Në një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Ruçi tha se personat me aftësi të kufizuara janë pjesa jonë e ndryshme.

“Mirëqenie për të gjithë dhe një shoqëri solidare. Gjatë dy sesioneve të fundit janë miratuar tre ndryshime ligjore për Personat me Aftësi të Kufizuara”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Ai theksoi se në 2021 të gjitha shërbimet publike do të jenë të aksesueshme për PAK.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb