I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, sipërmarrësi, mjek veteriner Ervin Resuli ka folur mbi protestat e fermerëve, mungesën e subvencioneve të cilat mbështesin fermerët dhe rrisin konkurrencën me vendet e rajonit.

“Pika e parë e irritimit të fermerëve ishte skema e TVSH që uli çmimin e qumështit, deri në derdhjen e tij. Fermerët prodhonin me kosto shumë të lartë produktet e tyre. Është një formë për të mostatuar drejtpërdrejtë fermerin, por në të vërtetë funksionon ndryshe. Nisma e ndërmarrë me 10 lekë për 1 litër qumësht ishte me interes. Llogariten 3000 mijë fermerë, ata nuk kërkojnë lekë, por skemë të mirëfunksionuar, pa kufizime”-tha Resuli.

Por sa rëndësi ka për fërmerët mbështetja me subvencione nga shteti?

“Skema e subvencioneve ka qëllim dhe formalizimin e fermerëve, nxit fermerët të fusin prodhimet brenda sistemit fiskal. Këtë skemë nuk e prodhon dot Ministria e Bujqësise, edhe i mbështet edhe nuk i formalizon. Kërkesa për subvencione, e mbështesin dhe formalizojnë fermerin, rrisin konkurrencën me vendet e rajonit. Nëse do kishim subvencione nuk do të kishim nevojë të importonim qumësht nga vendet e tjera. Maqedonia subvencionon çdo kafshë të lindur, tek ne e konsiderojnë si lëmoshë. Fermerët janë të diskriminuar në kuptimin e plotë të fjalës. Në Kosovë, shteti mbështet në 20 skema fermerët për punimin e tokës, ndërsa tek ne kemi hektarë tokë që rrijnë djerrë, si punon kush, kostot janë të larta. Vendimet janë të bukura, por të paprekshme për fermerin. Femeri nuk e përballon dot sot kompaninë e sigurimit”-u shpreh Ervin Resuli.

Sipas Resulit, skema e IPARD nuk e mbështet aspak fermerin shqiptar.

“Pagesa në mbështetje për blegtorinë, ne sot s’jemi konkurrues as me Kosovën, që është shtet i ri, lëre më me vendet e tjera. IPARD është program i mirë për agropërpunimin, por nuk e afron aspak fermerin shqiptar. Ata që aplikuan për IPARD, ishin 2 fermerët më të mëdhenj nga 300 mijë fermerë, është katastrofike. Kjo do të thotë se nuk i është krijuar ende komoditeti fermerit që të aplikojë. Kemi rënie në eksporte të qumështit, po humbim në gjedhe.
S’ka asnje kompensim për fermerët, skemat mbështetëse janë edhe për të orientuar fermerin, i cili ka detyrë vetëm të prodhojë”-theksoi Resuli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: