Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka përshëndetur miratimin e projekt-ligjit të COVID-19, të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, ku do të ofrohet një paketë ndihmuese prej 1.9 trilionë dollarësh. Biden ka theksuar se legjislacioni do të nënshkruhet të premten.

“Ky projektligj përfaqëson një fitore historike për popullin amerikan dhe pres që ta nënshkruaj brenda kësaj jave”, tha Biden.

Presidenti tha se paketa stimuluese do të ndihmonte që SHBA të ketë më shumë vaksina, më shumë vaksinues dhe më shumë vaksinime në muajt e ardhshëm. Biden gjithashtu theksoi se projektligji do të lejojë që shkollat të rihapen në mënyrë të sigurt, gjë të cilën e ka cilësuar si një prioritet për administratën e kryesuar prej tij.

“Unë do të flas për atë që vjen më pas”, tha Biden. “Ka dritë në fund të këtij tuneli të errët të vitit të kaluar… Ka arsye të vërtetë për shpresë, njerëz”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb