Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka shprehur mirënjohjen ndaj Bashkimit Europian për disbursimin e transhit të dytë dhe të fundit prej 90 mln euro të paketës 180 mln euro të Asistencës Makro-Financiare për Shqipërinë.

Me një reagim në rrjetet sociale Ahmetaj shprehet se KE vlerëson se vendi ynë i ka përmbushur të gjithë kriteret e dakordësuara me BE për disbursimin e shumës së plotë të angazhuar, përfshirë masat për konsolidimin e financave publike, garantimin e qëndrueshmërisë së sektorit financiar, përmirësimin e qeverisjes, lufta kundër korrupsionit dhe rritja e mbështetjes sociale.

Ahmo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: