Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka komentuar platformën anti-KÇK, që u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Balliu tha se Rama krijoi këtë platformë për t’ju kundërvënë dhe t’i shpallte ‘luftë’ SPAK-ut dhe BKH-së.

Sipas demokratit, armiqtë e kreut të qeverisë janë Gjykata Kushtetuese, Presidenca dhe opozita. Teksa u ndal tek çështja e Astirit, Klevis Balliu tha se opozita ka depozituar një kallëzim penal në prokurori ndaj qeverisë.

“Anti-KÇK u krijua për t’i shpallur luftë BKH-së dhe SPAK-ut. Ai e di se këto dy institucione nuk kanë me kë merren përveç Frrokut dhe Rroshit, etj. Për SHBA, me rendësi është SPAK-BKH. Ne e dimë e dimë se kush do dënohet nga këto institucione. PD ka depozituar një kallëzim penal kundër qeverisë për Astirin. Përballë njërës shtëpi i jepet leje ndërtimi tek Astiri, po si ka mundësi që aty ku prishet, ndërtohet një tjetër (25-30 metra larg) Ne kemi bërë një kallëzim penal ku kemi depozituar dokumente. Prokuroria duhet të nisë hetimet, të pezullojë projektin korruptiv. Ai teksa po prezantonte paketën anti-KÇK kishte përballë Rrahjën. Armiqtë e Ramës janë Gjykatë Kushtetuese, Presidencë, opozita. Opozita ja nxori kriminelët nga parlamenti, do të dalin dhe të tjerë emra. Ai varet nga krimi (Rama). Për të mbrojtur kokën e vet ai ngriti KÇK, s’e e pret burgu. Ai është në origjinën e vet (Rama). Duke kapur drejtësinë, loz për kokën e tij. Ai po e zyrtarizon shtetin policor për të ushtruar dhunë. Ne sot jemi më shumë sesa ishim dje. Kemi bërë një kallëzim penal, deri në pezullimin e hetimeve. Siç u bë me rastin e DHD-së. Nuk ngelet gjë tjetër, vetëm fuqia e qytetarëve, ata kanë për të detyrë që të shpartallojnë. Protestat tek unaza janë çdo ditë. Atë platformën ia ka bërë siç duket Kajmaku. Po ashtu dhe Valdin Pjetri. Është njësoj si Pablo Escobar të luftonte narko-trafiku”, tha Balliu.

Mes të tjerash Balliu u ndal tek ideja e hedhur nga presidenti Ilir Meta për të shkuar drejt referendumit, duke marrë shkas nga zhvillimet politike në vend, ndërsa përshëndeti nismën. Ai e cilësoi referendumin shëndet dhe mirëqenie për demokracinë.

“Referendumi eshtë shëndet dhe mirëqenie për demokracinë. Britania mbajti referendum, ku pyeste; ‘të rrije apo jo në BE’. Këtu nuk pranohet asgjë. Kanë alergji nga referendumi, nga zgjedhjet. Ai referendum duhet të bëhet që nesër. Ka ardhur koha që shqiptarëve t’u jepet fuqia që u takon. Kur vendos sovrani heshtin të tjerët. Është shumë e domosdoshme që të ketë referendum dhe bashkëbisedim si ai që do të bëhet presidenti më 8 dhjetor. Opozita dhe Presidenca flet me qytetarët, qeveria jo”, theksoi Balliu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: