Gazetari Blendi Fevziu konsideroi paketën Anti-KÇK dhe Operacionin Forca e Ligjit, një nisëm të vonuar, që do të duhej të kishte vepruar kohë më parë.

I ftuar në emisionin “Java”, Fevziu u shpreh se problemi ka ekzistuar tek sistemi i drejtësisë, ndërsa shtoi se prokurorët belgë kanë dorëzuar në prokurori dosje me prona të kriminalizuara, që buronin nga parat e aktiviteteve kriminale.

Është një nismë e vonuar, pasi forca e ligjit duhej të kishte vepruar kohë më parë. Edi Rama ka dhënë përshtypjen gjatë takimeve me ndërkombëtarët se kemi bërë gjithçka për kapjen e tyre, por problemi ka ekzistuar tek sistemi i drejtësisë. Kryeministri e kuptoi së fundi se lufta ndaj krimit nuk është thjesht justifikim, por edhe një argument për hapjen e negociatave. Prokurorët belgë kanë dorëzuar në prokurori dosje me prona të kriminalizuara që buronin nga parat e aktiviteteve kriminale të ushtruara nga këta persona në vende të ndryshme të Europës”, tha Fevziu.

I pyetur nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme, gazetari theksoi se një gjë e tillë nuk pritet, pasi nuk i intereson politikës shqiptare.

Nuk priten zgjedhje të parakohshme, për vetë faktin se as Rama dhe as Basha nuk janë të interesuar. Opozita duhet të presë konsumimin e plotë të Ramës që nesër në garë të futet si alternativë qeverisjeje”, u shpreh Fevziu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb