TIRANË

Lefter Maliqi ka komentuar në Kuvend tërheqjen e PS për miratimin e Paketës Anti- Shpifje duke thënë se miratimi i saj rrezikon hapjen e negociatave me BE.
Nga foltorja Maliqi ka thënë se tërheqja e sotme e mazhorancës ishte një maskim, pasi paketa Anti- Shpifje sipas tij është dështim dhe cënon rëndë pavarësinë e medias.

Ai gjithashtu ka komentuar për amnistinë e të burgosurve, videon e RAI 3 mbi kanabisin në Shqipëri si dhe ka akuzuar Ramën si kreu i KÇK dhe duke e etiketuar si Al Kapone.
Ai i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës së re dhe PS për të mos votuar Paketën Anti- Shpifje si dhe ka kërkuar zgjedhje të parakohshme lokale dhe vendore.

 

FJALIMI I DEPUTETIT LEFTER MALIQI NË KUVEND

Ne radhe te pare ju bej thirrje qe KM mos i besoni as cfare thote e premton dhe mos i besoni me as me vote, pasi eshte vete kreu i KCK dhe eshte abuzuesi me taksat tuaja, dhe vetem ju mashtron me aktrimin e tij per ndertimet pa leje me koncensionet etj ku vet dhe miqte e tij i kane dhene lejet e ndertimit oligarkeve ne bashkite Durres, Kruje ku humben jeten 51 shqiptare nga termeti i 26 nentorit dhe po keshtu dhe lejet e ndertimit ku Tirana eshte betonizuar. Po keshtu koncesionet me vendim parlamenti jua jep 10 here me shume se sa eshte projekti real i ndertimeve oligarkeve prane tij e plot abuzime te tjera duke e lene vendin te pasigurt, te varfer dhe te kriminalizuar, ku kemi largime masive dhe cpopullim.

E pate KM kur zbret ne foltore leviz si Al Kapone qe u thoshte qjyqtareve se ju jeni klientet e mi, pra kliente te kryemafiozit me te madh. Si dhe ju bej thirrje deputeteve te opozites por dhe atyre te ndergjegjshem te PS qe mos ta diskutojne dhe ta sjellin me ligjin e antishpifjes per mediat pasi rrezikon hapjen e negociatave per BE ku dhe reporteri i KE ka bere thirrje per mosvotim e rishikim. Terheqja per shtyrje nga PS eshte maskim i tyre pasi ata duhet ta rrezojne urgjent kete projektligj, pasi eshte deshtim dhe cenon rende pavarsin e medias.

Se dyti falenderoj mediat qe pasqyruan reportazhin e Rai3 per kultivimin, trafikimin 1200% ne krahasim me me pare, dhe Rama e quan shpifje gazetareske te njejten gje qe thoshte dhe per gazeten Bild per pergjimet e krimit elektoral ne Diber e Durres. Te gjithe e dime qe krimi, droga sundojne vendin. Nga droga po ndodhin vrasjet, rrembimet, pastrimi i parave te droges ne ndertime. Shqiperia u mbush me droge ne 2016, rane avione me droge ne Divjake. Jane kapur tonelata kudo brenda dhe jashte vendit, si pasoje kemi vrasje, rrembime, trafiqe,etj .Pra krimi eshte I lidhur me qeverine prandaj ky vend eshte i pasigurt dhe kemi cpopullimin e popullsise nga krimet, pasiguria, varferia etj.

Amnistia eshte e pjesshme, pasi burgjet jane plot me te varfer dhe boset e krimit jane te lire. Kudo me ironi ne grupe thone disa fjale: Zgjedhoni kohen e foljes: Une s’kam, ti s’ke ,ai, ajo ska, ne s’skemi, ju s’keni, ata,ato s’kane. Pra na mbyti fukaralleku, ti themi burgut hapu ose vendit lamtumire sic i kane thene mijera shqiptare. Kjo eshte e verteta ne burgje ka plot fukarenj e hallexhinj te cilet thone jemi me mire ne burg se ushqehemi pasi jemi te varfer e pa pune dhe skemi as buke ne shtepi, vetem se kemi mall per familjaret. Ne burgje ke fukarenj per energji elektrike, per 10 gr droge, per mungese patente etj kurse boset e krimit te lire. Nderkohe ata qe jane kapur me tonelata kane fituar gjyqet me kusht dhe sherbim prove ose jane te lire pastrojne parat e krimit me mbeshtetje te qeverise. Amnistia duhet te ishte me e gjere pasi ka te burgosur per akuza qesharake dhe ligji duhet te futej ne fuqi nga dita e sotme jo nga dt qe ju thoni 30.09.2019. Perfundimisht po te shikoni burgjet i keni plot me te varfer e opozitare. E njejta gje eshte po te shihni ne pikat e bllokimit te qarkullimit rrugor keni vetem mjete te kundershtareve politik dhe asnje me teste PS apo Rilindje.

Ky eshte turpi juaj qe e keni katandisur vendin ne varferi ekstreme dhe perdorni pushtetin kundra te varferve opozitareve dhe lini te lire e mbeshtesni krimin kudo dhe e favorizoni me leje ndertimesh, koncensione dhe i plotesoni deshirat dhe merrni rekomandimet e tyre per emerimet ne administrate, miqte e tyre me te shkuar kriminale si dhe vendosni po miqte e tyre me te shkuar kriminale per kryebashkiake, per deputete e me gjere. Ju arrestuat opozitare per tragjedine e termetit te 26 Nentorit, ku futet ne burg opozitaret kryetaret e komunave Kashar e Farke nderkohe qe s’pati viktima dhe atje ku pati 51 viktima ne Durres e Kruje kryetaret aty jane te lire. Pra krimi ndodhet ne pushtetin lokal, ne pushtetin legjislativ dhe ate ekzekutiv. E vetmja rruge per te shpetuar nga krimi jane zgjedhje e parakohshme lokale dhe qendrore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb