Projektiligji i qeverisë për mediat, i cilësuar si “paketa anti-shpifje”, ka ngjallur debate të ashpra ditët e fundit, pasi shihet si censurues i fjalës së lirë.

I këtij mendimi është edhe akademiku i njohur, Artan Fuga, i cili thekson përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook” se “Projektligji antishpifje rrezikon jetët e qytetarëve!”.

Mesazhi i plotë i Artan Fugës:

Tregohej një barcaletë e hidhur! Mbreti kishte nxjerrë urdhërin që kush kishte tre bole njera i pritej! Nastardini iku me vrap i alarmuar. Komshiu i tij i tha : Perse ke frikë? Mesa di unë ti dy ke! Nastradini i mënçur iu përgjegj: E mo, e por këta në fillim t’i presin ato të shkreta dhe pastaj t’i numurojnë.

Sikurse dikur në Plenume. Plenumi i dënonte me pushkatim armiqtë e partisë, pastaj prokuroria sikurse na rrëfen z. Rrapi Mino redaktonte pretencën që lexohej në gjyq. ta jep vendimet!!!:
Kështu edhe me projektligjin antishpifje këshilli i etikës i dënon mediat që shpifin kurse më pas gjykata jep vendimet!!!

Një këshill etike a ankesash që jep dënime e ndëshkon. Më kujton vendet me ligjet e sheriatit!!!

Në librin tim Shoqëria Periferike të botuar së fundmi nga shtëpia botuese Papirus, theksohet se modeli piramidal i shoqërisë ka kapur si një kolerë të gjitha institucionet, por aplikohet edhe në sistemin e informacionit dhe të medias.

Mediat lokale janë dënuar me atrofizim dhe audiencat drejtohen vetëm te pak televizione kombëtare; informacionet prodhohen nga politika kurse gazetarët nuk kanë mundësi të shpalosin pavarësinë e tyre në bërjen e lajmeve, raportimet nga terreni live janë pothuajse të paqëna, axhenda e medias mbizotërohet nga politika e ditës në rrafshin më sipërfaqësor të saj, pushtetarët kryesorë rrinë gjithë ditën në ekranet e televizorëve, në mbrëmje politika çmend të gjithë miletin, kurse zëri i audiencave vjen vetëm në formên kur disa hallexhinj mblidhen në ndonjë kafene, në këmbë, dhe i luten pushtetit ulur të vejë dorën në zemër për t’u gjetur ndonjë çadër a dhomë hoteli ku të fusin kokën në këtë dimër me tërmete dhe katastrofa apokaliptike.

Na tani edhe një ligj antishpifje që shkatërron të gjithë sistemin jo vetëm të medias, por hedh në erë dhe të drejtat qytetare, të biznesit, si edhe të gjithë sistemin e gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë. Media dëmtohet, por është e fundit që dëmtohet përpara të drejtave qytetare, përpara gjykatave, drejtësisë, biznesit etj.

Projektligji përmban një kontradiktë logjike të llahtarshme. Shpifja ose është ose nuk është vepër në kundërshtim me ligjin? Poqese është atëhere nuk ka çfarë fut turinjtë e vet AMA dhe këshilli i mjerë i etikës në këtë institucion. Poqese nuk është atëhere nuk ka punë gjykata. Por, që një vepër që bie ndesh me legjislacionin të gjykohet me pasoja edhe nga një kooerativë bujqësore si këshilli i etikës edhe nga gjykatat – kjo është një perversitet institucional që vetëm një Shqipëri e çmendur mund t’a prodhojë, një Shqipëri ku pamë se muret lëkunden si të dehur nën të cilët jetojmë ne skllevërit e Piramidës!

Një këshill etike i konstituuar nga një bord politik ose i emëruar me përkrahje politike me shumicë nga pushteti. Ja ky janë dënimet politike edhe nëse ato do të bazoheshin te argumente të drejta. Gjykim i njënashëm, gjykim politik, gjykim nga gjykata ad hoc, si gjyqet ushtarake paslufte, gjykim nga individë pa formim gjyqësor.

Do të na rikthehen gjykimet e lagjes, të Frontit Demokratik që do të pretendojë të japi edhe çmimet Nobel, ose t’i heqi, do të kthehen gjykimet fshatshe, gjykimet e kooperativave bujqësore, ose sipas mendimit të shumicës në Kuvend!

Unë nuk e kam hallin te diktatura që na rrezikon, aq sa te primitivizmi, turkoshaklliku, budallalliku ku jemi futur, duke zëvendësuar gjykimin e drejtë me gjykimin “popullor”, me gjykimin nga kush mundet.

Vetë Ali vetë Kadi!

Por, unë nuk pranova të shkoj në Komisionin e Medias me ftesën e kryetares së tij, zonjës Dhimitri, për të cilin kam respekt të veçantë sepse si do të mund t’ja shpjegoja këto deputetëve aty, ku një pjesë nuk u dihet origjina politika, një pjesë më janë shfaqur sa herë kam vajtur si ushtarë të partisë, një pjesë e deputetëve opozitarë që sulmojnë më fort edhe sesa kolegët e tyre të shumicës në pushtet.

Kurrë nuk dëgjohen argumentat e kundërta edhe kur u flet për akademinë e rrënuar të shkencave, edhe për kërkimin shkencor të shpartalluar, edhe për median e cënuar, edhe për shkollën e masakruar, edhe për këtë edhe për atë.

E kam konsideruar si të kotë të harxhosh frymën. Në atë komision nuk duhet të shkosh me shpresën për t’u dëgjuar, por vetëm me shpresën që ky Kuvend të iki sa më shpejt nga skena politike e vendit, për dëmet e pallogaritshme që i ka sjellë atij!

Dhe një ligj antishpifje që shkatërron gjykatat, të drejtat qytetare, Kushtetutën, informacionin qytetar, bizneset, dhe në fund fare median, vjen për paradoks, në mënyrë qesharake pikërisht tani që shkatërrimet e tërmeteve që na sfilitën po tregojnë me fakte se çfarë rrënimi paraprak kemi pësuar në këtë shoqëri Piramlidale që zë veten në vete!

Imagjinoni sikur një gazetar para 26 nëntorit të ngrinte alarmin se në rast tërmeti në Durrës ose Tiranë apo gjetiu do të vdisnin dhjetra njerëz sepse ndërtesa të ndryshme ishin jashtë standartit. !!! Shpifjeeeeeee!

Imagjinoni sikur një gazetar të raportonte para 26 nëntorit duke supozuar që ne nuk kemi asnjë qen për be, për të dedektuar të vrarët poshtë gërmadhave! Shpifjeeeeee!

Imagjinoni sikur një gazetar para 26 nëntorit të raportonte se në rast tërmeti qendrat e matjes të tyre nuk do të kishin mundësi të masnin as magnitudën sepse nuk kishin gjenerator elektrik! Shpifjeeeee!

Imagjinoni sikur përpara tërmetit të 26 nëntorit të të thuhej nga ndonjë gazetar se shteti ynë nuk ka rezerva ushqimore të duhura për raste katastrofash natyrore ose epidemish!!! Shpifjeeeee!

Ama – dënim me burg për gazetarët!
Këshilli i etikës – dënim me burg për gazetarët!

I dënojmë pastaj i gjykojmë!

Cfarë do publiku, cili është interesi publik? Që media të ngrejë alarme edhe kurrë nuik ka prova të plota për një rrezik apo që media të raportojë me dhimbje e lot në sy provat që tashmë si duhen më as shoqërisë, as atyre që vdiqën, pas katastrofës!

Ligji antishpifje që e shkatërron raportimin e gazetarit nga kjo pikëpamje është me pasoja që mund të jenë kriminale. Eshtë fjala për jetët e njerëzve, për sigurinë e jetës të qytetarit, shkatërrimi i lirisë të medias është në fund fareeeee!

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb