Reporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian David Lega shprehu shqetësim për votimet në Shqipëri, ku sot Kuvendi pritet të rrëzojë dekretet e Presidentit për paketën ‘Anti-shpifje’.

Në një postim në “Twitter”, David Lega thekson se ky proces është problematik për zhvillimet e demokracisë, pasi pengon çeljen e negociatave.

“Jam i shqetësuar për votimin sot në Shqipëri. Është problematike për zhvillimet e demokracisë dhe për negociatat e anëtarësimit në të ardhmen.”, thuhet në mesazhin e tij.

Capture
Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb