TIRANE- Gazetari dhe opinionisti, Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion”  në News 24 ka theksuar se “Ligji i Teatrit” është një skandal, i cili mbart me vete disa interesa të padukshme, por që i interesojnë një grupi të caktuar njerëzish. Ai foli për një sërë çështjes të ditës, përfshirë dhe paketën antishpifje të propozuar nga kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, qeveria e drejtuar nga Edi Rama po përdorë një arrogancë të qëllimshme për ta favorizuar një grusht të vogël njerëzish.

Ai gjithashtu deklaroi se mazhoranca aktuale po përpiqet të mos grumbullojë të gjitha skandalet në një anë, por po përdoren strategji të tjera për të larguar vëmendjen përmes shpërndarjes së tyre.

“Ligji i teatrit është një skandal. Kjo do të thotë se nuk njeh ligjet, i shkel ato për të favorizuar persona të tjerë. Nuk është pa lidhje kjo arrogancë, por ka qëllimin  unë kap prokurorinë dhe bëjë çfarë të dua. Këtu jemi në një situatë, i cili nesër fut fadromat te teatri, pasneser turret drejt shtëpive tona. I frikëson njërëzit. Njerëzit janë të trembur, e ka instaluar këtë frikë. Presidenti ka vënë në  dukje 9 pika  me probleme.  Kemi të bëjmë  më një mazhorancë të pakorrigjueshme. Është shumë problem, të cilin duhet ta përballojmëme me protesta. Për fat të mirë kemi akoma rezistencë. Ramës nuk i ka munguar  aftësia për të përdorur krah-marrjet. Këto janë pjesë  të këtij sistemi, të këtij rrëgjimi, por tek e fundit e kanë një gjë me kujdes. Ata synojnë të mos grumbullojnë skandalet në një vend, kjo e bën pak të frenohen  për teatrin. Nëse doni mendimin tim, nuk japin asgjë më shumë, por një ndërgjegjësim se këtu është gabuar. Vrasjen e ndërgjegjes nuk e njeh Rama”, tha Lubonja.

Për sa i përket teatrit të ri “Turbina”, Lubonja tha se duhet bojkotuar. “Ju bëj thirrje qytetarëve kush ka ndjenjë atdhetarie ta bojkotojnë Art Turbinën. Këtu po bëhet një vjedhje, një grabitje dhe këta që kanë shkuar atje janë bërë pjesë e grabitjes, e vjedhjes. Ata artistë kanë tradhtuar koshiencën e artistit. Nëse thua Arturo Ui, duhet ta gjesh tek Edi Rama. Ata janë zero nga koshienca. Ata janë për t’u bojkotuar”, deklaroi analisti.

Ligjin anti-shpifje që do të përgatisë kryeministri, Lubonja e krahasoi me stalinizmin.
“Stalinizmi çfarë bënte?! Armiqtë që kanë bërë agjitacion e propagandë kundër pushtetit, kanë shpifur se ne jemi vendi më i lumtur në botë, dënohen, do shkojnë për riedukim dhe me punën e tyre do mbaj kopshtet e shkollat. Se ka konceptin e shtetarit. Deri dje ka thënë do forcoj drejtësinë tani do të bëjë departament. Kush do e paguajë këtë departament. Është si puna e atyre Dacibaove dhe revolucionit kulturor kinez. Del jashtë institucioneve dhe krijon institucione të tjera, si garda e kuqe. Është qesharake dhe e rrezikshme sepse në fund fare tregon se ka kapur drejtësinë dhe tani hap departamentin e shpifjeve, shpifësi më i madh që ka njohur historia e Shqipërisë. A doli ky zotëria tha laboratori me famë etj, a nuk ishte shpifje kjo. Këtu është një karikaturë morale e gjithë kjo histori. Kjo nuk më shqetëson se ky është i sëmurë. Problem janë të gjitha ata që i vijnë nga mbrapa që flasin dhe anglisht, përveç atyre oligarkëve që e mbajnë”, tha ai.

Sipas Lubonjës, kemi hyrë në një fazë ku rrezikohemi shumë më tepër se më parë sepse krimi ndjell krimin dhe kështu shkoi dhe regjimi komunist. “Për të mbuluar krimet bëri krime të tjera. Kjo histori nuk mbaron me PD”, deklaroi Lubonja.

(n.m/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb