TIRANE

Projektligji anti shpifje për mediat online ka qënë një nga temat më të nxehta të këtyre ditëve të fundit, e është shoqëruar me mjaft diskutime e polemika. Në një kohë që drafti pritet të kalojë për votim, në ambientet e universitetit “Luarasi” është mbajtur një panel diskutimi mbi lirinë e shprehjes online. Bashkëpunëtori i fuqishëm i Luarasi, ‘ELSA Albania’ organizoi këtë diskutim të hapur me studentët ku nuk mund të mungonin përfaqësues të institucioneve, universiteteve partnere, dhe ekspertë të ndryshëm ligjorë.

Organizata e Studentëve Europianë të Drejtësisë, e njohur si ELSA Albania ka bashkëbiseduar me studentët dhe ekspertët mbi paketën e re ligjore për mediat online si dhe kontributin që kanë këto të fundit mbi lirinë e shprehjes. Presidenti i ELSA Albania, Marash Logu thotë se duhet të ndiqen modelet e shteteve të BE ccka konsiston në vetërregullimin e mediave online.

Studentët e Luarasi dhe studentë ekeselentë të IAL-ve të tjera në vend kanë shfaqur një interes tejet të lartë mbi tematikën dhe kanë dhënë mendimin e tyre mbi projektligjin e ri për mediat. Julinda Gjika, pedagoge në Luarasi tregon se aktualisht ky panel diskutimi po zhvillohet në 44 shtete të ndryshme të botës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb