Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishte sot i pranishëm në një aktivitet ku u prezantua “Paketa e Maleve”.
Gonxhja u shpreh se me këtë paketë synohet jo vetëm investimi në zonat malore, kthimi i fuqisë punëtore nga diaspora dhe rritja e ekonomisë, por edhe qasja për të investuar në tokat e të parëve apo në tokat e shtetit që dikur ishte diçka e paimagjinueshme.
Sipas ministrit “Paketa e Maleve” ka një ligj special për tokat e të parëve që të do të bëjë të mundur kthimin e diasporës dhe investimin aty ku shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kane zemrën.
Ai ka renditur edhe problematikat me të cilat u përball kjo qeveri në lidhje me Kadastrën.
“Trashëguam një Kadastër pa harta dhe regjistrime, me regjistra të djegura, me mbivendosje dhe krime të rënda që lidhen edhe me bëmat e komisioneve të kthimit të pronave në shumë prej zonave. Këto nuk duan vetëm fonde por edhe kohë”, u shpreh ai.