Pas samitit të Bashkimit Europian, presidenti francez Emmanuel Macron, në fjalën e tij për gazetarët është shprehur se sa i përket sanksioneve shtesë ndaj Moskës të cilat pritet të miratohen javën e ardhshme, nuk ka asgjë që mund të përjashtohet.

Macron shtoi se shpresonte që një marrëveshje mund të arrihet në ditët dhe javët e ardhshme për të lejuar më shumë eksporte ushqimore nga Ukraina.

Macron ka folur edhe në lidhje me bisedimet mes presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe homologut të tij turk Erdogan.

Ai njoftoi se bisedimet kishin çuar në përfundime pozitive, ndërsa shtoi se shoresonte që në javët e ardhshme do të bëhej e mundur arritja e zgjidhjeje në lidhje me situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb