TIRANE- Komisioni i Shëndetësisë ka diskutuar sot paketën e re fiskale. Të pranishëm në këtë mbledhje, përfaqësues të Dhomës së Avokatëve pohuan se ky projektligj dëmton profesionet e lira.

Nga ana tjetër Dhoma e Avokatisë deklaroi se kjo paketë parashikon rritje të TVSH-së, që sipas tyre po shkohet drejt falimentit.

“Ligji sjell rritje të kostos së shërbimeve. Po monopolizohet tregu i profesione të lira. Një projektligj i tillë është diskriminues”, pohuan përfaqësues të Dhomës së Avokatisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: