TIRANË

Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e re ekonomike, që do iu vijë në ndihmë të gjithë atyre bizneseve dhe punonjësve, që nuk përfituan nga paketa e parë, që po janë goditur nga situata e krijuar nga koronavirusi.

Kryeministri Rama tha se ka vënë në dispozicion 70 milionë dollar për 176 mijë punonjës nga turizmi, biznesi i madh dhe biznesi i vogël.

Në komunikimin live në “Facebook”, kreu i qeverisë deklaroi se për 100 mijë punonjësit e biznesit të vogël janë vënë në dispozicion 40 milionë dollar, ku çdo individë do të marrë 400 mijë lekë.

“Është pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori: 10 mijë punonjës turizmi, 66 mijë punonjës që janë larguar pezulluar nga biznesi i madh, 100 mijë punonjës në bizneset e vogla që kanë punuar me xhiro minimale për shkak të goditjes indirekte dhe nuk përfituan nga paketa e parë.

Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ne vëmë në dispozicion 40 milionë dollar dhe cdo individi në këtë kategori do t’i japim 400 mijë lekë. Po kështu për punonjësit që kanë humbur punën, do vëmë në dispoziocion 26 milionë dollar, ku do marrin nga 400 mijë lekë.

Në listën e individëve që do të ndihmohen janë dhe 10 mijë punonjës në sektorin e turzmit, që do të marrin 400 mijë lekë, për këto japim 4 milionë dollarë të tjera.

Në total 70 milionë dollar. Është një shumë e konsiderueshme, e cila iu shkon të gjithë atyre që e kanë të nevojshme sot të ndjehen të mbështetur”, deklaroi Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb