Shkurt dhe i përmbledhur ishte samiti i BE-së të enjten, por edhe pa rezultate. Paketa koniunkturore kundër krizës së Coronës u përgatit, por solidariteti në BE ka ende shumë teste sprove përpara, shkruan Bernd Riegert.

Pjesa e fundit e serialit europian me video të “Samitet e Coronës” të jep pak shpresë. 27 krerët e vendeve dhe qeverive anëtare duket se janë të një mendimi në këtë krizë të jashtëzakonshme – grindjet për shumat gjigande të mos i bëjnë edhe aq publike. Unitet duhet të demonstrohet. Konfirmimi i solidaritetii duhet të qetësojë qytetarët e tronditur të BE, ata që po humbasin vendin e punës dhe kanë frikë për ekzistencën e tyre. Shikoni, qeveritë tuaja tregojnë kujdes, duan një program rimëkëmbjeje prej 1 bilionë eurosh, 1000 miliardë euro. Ky duhet të jetë mesazhi i shpresës.

E kjo është e nevojshme para gjendjes së komës në të cilën e kanë vendosur ekonominë luftëtarët e pandemisë. Vullnetin e fortë të 27 vendeve anëtare për të ecur përpara e theksoi edhe presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel. BE nuk tundet. Kërcënimet e zemëruara dhe pyetjet e qeverisë italiane, përse duhet të kemi BE, nëse nuk ndihmon tani kanë heshtur për momentin.

Vullnet po, por jo ujdi

Kryeministri italian, Giuseppe Conte pas konsultimeve u shpreh për çudi me entuziazëm. Tani ka një fond rimëkëmbjeje, që do të financohet me garanci të përbashkëta europiane. Kjo dukej e pamundur para tre javësh, triumfoi Conte. Por këtu ai harron, se për shumë krerë qeverish e shtetesh ende janë të pamendueshme garanci të përbashkëta, bonde apo borxhe të përbashkëta.

Ujdi nuk ka as për çështjen, nëse paratë duhet të shpërndahen si mbështetje direkte në arkat shtetërore apo si kredi, që duhet të kthehen dikur. Gjermania është për dhënie kredish, Franca po ashtu, Italia për mbështetje direkte financiare, edhe Spanja erdhi me idenë që të merren borxhe që nuk kthehen. Fantazitë u rritën pas pohimit të Merkelit, se gjermanët do të solidarizohen me BE dhe do të paguajnë më shumë në buxhetin e përbashkët europian. Por Merkel nuk dha shifra.

Riegert Bernd Kommentarbild AppBernd Riegert

Atmosfera pra në këtë samit ishte pak më e çliruar, por nuk janë vendosur detajet, megjithëse të gjithë këmbëngulën, se koha nuk pret. Tani brenda pak javësh Komisioni Europian duhet të bëjë një mrekulli politike, e të përpilojë një buxhet të BE, që shërben si bazë për fondin gjigand të rindërtimit. Presidentja e Komisionit europian, Ursula von de rLeyen ka dhënë sinjale, se shtetet e BE duhet të paguajnë dyfish më shumë se deri tani në buxhetin e përbashkët, në vend të 150 pra 300 miliardë euro për dy ose tre vjet. Këtë kapital ajo do të rrisë me kredi deri në 1000 miliardë euro. Nuk dihet, nëse kjo shumë për vendet e goditura rëndë nga Corona do të shpërndahet si kredi apo do dhurohet si mbështetje. Von der Leyen ka parasysh “një përzierje të të dyjave”, thënë ndryshe as ajo nuk e di.

Përpara mund të ecet vetëm të bashkuar

Ajo që dihet është, se shtetet e BE duhet të mos i lenë në baltë më të dobtit. Drejtpeshimet në BE do të zhvendosen. Paratë nuk do të kalojnë si deri më tani në Lindje, por në jug. Solidariteti në BE do duhet të përballet me sprova të tjera të vështira, Llogarinë e Coronës do duhet të mbajnë në supe taksapaguesit e vendeve veriore të BE. Gjermanët do përgjigjen me të paktën 25% këtu. Ata do duhet të tregohen solidararë dhe e meritojnë falënderimin e vendeve jugore. Përpara mund të ecet vetëm të ashkuar. Vetëm asnjë nga shtetet e BE nuk ka shans të përballojë krizën. Ekonomia në tregun e brendshëm europian është shumë e ndërlidhur. Së bashku shtetet e BE do të bien në recesion, e po bashkë do duhet të ngrihen në këmbë./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: