Kryeministri Edi Rama shkruan se deri më sot nga paketa e zgjeruar ekonomike për pandeminë kanë përdituar në total rreth 170 mijë qytetarë.

Paketa e zgjeruar është pasardhësja e paketës së dytë, por me ndryshimin në qershor nga qeveria arritën të përfitojnë edhe qytetarët që nuk përfituan dot prej mosaplikimit të punëdhënësve.

Ndërkaq po nga kjo paketë e zgjeruar, e cila kishte për synim mbështetjen ekonomike me një pagë lufte të atyre që humbën punët gjatë izolimit dhe pandemisë.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

🟢 Vlorë – Anila Denaj, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin.

“Stamplast”, është prodhues i aksesorëve të duraluminit, eksportues në Itali dhe rajon, që falë angazhimit të Qeverisë Shqiptare ka përfituar lehtësim në tregti dhe akses në tregjet e huaja.

 10 mijë e 548 qytetarë kanë përfituar nga Paketat e Qeverisë Shqiptare në Qarkun Vlorë.

 Deri më sot 169 mijë e 900 qytetarë dhe 46 754 biznese kanë përfituar nga Paketa e Zgjeruar prej 40 mijë lekë

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb