Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se të gjitha aktet normative përfshi paketën e ndihmës ekonomike apo marrëveshjet me Bankën Botërore do të miratohen në një mbledhje online të Kuvendit.

Ai tha se brenda 45 ditësh masat që kanë hyrë në fuqi duhet të miratohen nga Kuvendi teksa vlerësoi Shqipërinë dhe qeverinë për masat që ka ndërmarrë duke theksuar se Shqipëria është vendi i vetëm që bëri ‘Lock- Down’ që me shfaqjen e pacientit zero.

 

 

”Mbaj mend 8-9 marsin. 9 marsi ishte pacienti i parë në Shqipëri dhe të gjitha atë ditë panë masat e para nga qeveria që ishin masat e para të një lock- doëni brenda disa orareve dhe tashmë në orare edhe më restriktive. Dhe unë besoj se të gjitha ndajmë mendimin se i morrëm masat në kohën e duhur. Jemi 17- 18 ditë nga ato masat. Teksa studiojmë kurbat e vendeve të tjera ditët 19- 20 janë ato më të lartat. Por shoqëria shqiptare këtë izolim mezi e ka absorbuar por çdo individ duhet të respektojë karantinimin. Nuk është vetëm se merr në qafë veten por edhe familjarë. Kjo luftë është me një armik që as nuk e sheh, as nuk e dëgjon por padashur infektohesh dhe infekton një tjetër.

Duhet qenë në vëmendjen e gjithkujt që kemi qenë vendi i parë të Lock- Doën në ditën e parë të pacientit zero. Nuk ka rast të ngjashëm. Pashë që India vend me 1.3 miliardë banorë e mori këtë masë nga e marta. Pra 1.3 miliardë banorë do të jenë të mbyllur për 21 ditë. Shihni çfarë masa drastike ndërmorën por me vonesë.

Nëse nuk do e kishin marrë këtë masë sigurisht do të kishim më shumë edhe pse 99% e shqiptarëve besoj se i kanër respektuar masat. Në luftën për jetën mund të heqësh dorë nga gjithçka tjetër.

Në masat ekonomike. Ne do thërrasim Konferencën e Kryetarëve për të planifikuar punën e Kuvendit dhe për të miratuar aktet normative nga qeveria.

Aktet normative për qeverinë dhe masat janë 7, kanë hyrë të gjitha në fuqi.  Masat janë të tilla që hynë në fuqi menjëherë por në 45 ditë duhet të miratohen nga Kuvendi.

Por në ambiente të mbyllura duhet të respektohen rregullat e higjienës dhe largësisë. Por besoj se kemi kohë që t’I miratojmë.

Paketa ekonomike I vjen fillimisht në ndihmë familjeve me ndihmë ekonomike. Ne kemi miratuar një  jo vetëm paga për pagesën e luftës që janë goditur nga Lock- Doën por edhe dyfishimi i ndihmës ekonomike për familjes që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.

Një pjesë e komisioneve kanë funksionuar nëpërmjet mbledhjeve online. Në këtë moment Këshilli Europian, 27 kryeministra dhe presidentë të BE po zhvillojnë Samitin për të miratuar vendimet.

Kuvendi i Shqipërisë në një kohë të përafërt do të bëjë seancën e planifikuar për të miratuar vendimet por edhe marrëveshjet me Bankën Botërore. Në kontekstin e fillimeve të bisedimeve. Prej të hënës KE duhet të draftojë kuadrin e negociatave dhe ndër çështjet që do të duhet të adresohen është pjesa e përmbylljes së Reformës Zgjedhore.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb