TIRANE

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj ka prezantuar pr-ligjet e paktës fiskale gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë.

Ahmetaj u shpreh se qëllimi i paketës fiskale është ulja barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset. Sipas ministrit, 65% ose 71 mijë subjekte do të paguajnë zero tatim.

“Qëllimi i paketës fiskale është ulja barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset. lehtësimi i të bërit biznes përmes procedurave të thjeshtëzuara. Vendosjen e rregullave transparente duke mbrojtur interesat fiskale dhe lehtësimin e të bërit biznes. Nga paketa fiskale përfitojnë mijëra biznese.

Pas kësaj mase vetëm 9% e sipërmarrjeve tatohen me normën 15%. 65% e sipërmarrjes e ka tatimin zero, pra 71 mijë subjekte do të paguajnë tatimin zero. 28 mijë subjektet e kanë tatimin vetëm 5%. Pra 91% e sipërmarrjes e ka tatimin ose zero, ose 5%. Diferencë e madhe nga ajo që ka qenë”- tha Ahmetaj.

(d.d/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb