TIRANË

Propozimet për ndryshime në kushtetutë që PD ka dërguar tashmë në Kuvend për kryedemokratin Basha janë testi i parë për të parë nëse kryeministri Rama do të bashkojë fjalët e veprat apo do vijojë avazin e vjetër, që sipas tij, tjetër gjë thotë e tjetër bën.

“Ato që Rama thotë s’kanë lidhje me ato që Edi Rama bën. Këto 8 vite si kryeministër dhe 30 vite politikë gjithmonë tjetër ka thënë e tjetër ka bërë. Kjo është arsyeja pse testi i parë dhe kryesor është paketa kushtetuese që po dërgojmë në Kuvend. Dhe nga qëndrimi i PS në Kuvend, të cilën ai kontrollon do të jetë treguesi i parë për ju, për shqiptarët dhe për ne, nëse do të bashkojë fjalët e veprat apo do vijojë avazin e vjetër. Ne i kemi gati skenarët në cdo rast.”- u shpreh Basha.

Sa i takon protestave të paralajmëruara nga ish kryeministri Berisha dhe nëse do të bëhet pjesë e tyre, Basha tha se ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha format e mjetet për rrëzimin e qeverisë përfshirë edhe protesta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb