MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka përfituar sot 80 milionë euro nga paketa makrofinanciare e BE për të ndihmuar 10 vende joanëtare për të luftuar COVID-19.

Paketa makrofinanciare kap shifrën e 3 miliardë eurove por Maqedonia e Veriut është e para që përfiton tashmë nga zhbllokimi i fondeve.

Në fakt Maqedonia e Veriut e përfiton këtë fond një ditë pas zgjedhjeve teksa qeveria e re nuk është krijuar ende, por në një situatë të vështirë me COVID-19 teksa prej fillimi të qershorit rastet dhe viktimat nga koronavirusi kanë kapërcyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb