Zv.kryeministri i Shqipërisë Erion Braçe ka komentuar sekuestrimin e 892 mijë paketave të cigareve pa pullër fiskale në Hanin e Hotit.
Braçe shprehet se cigaret ishin prej tre muajsh nën vëzhgim në Hanin e Hotit në një kamion për të pritur momentin e duhur për t’i ikur doganës.
Tashmë Braçe sigurin se dosjen e paketave President pa pullë fiskale janë në dorën e Prokurorisë.
STATUSI I ERION BRAÇES

#PRESIDENT KONTRABANDE!
#PRESIDENTSLIMS SUPER LIGHTS
KONTRABANDE!

17 840 000 here si cigare!
Nga Hani i Hotit perseri;
Tre muaj ne vezhgim per cdo minute,
tre muaj ne pritje te avokatit te duhur per ti ikur doganes qe nuk eshte me han!

NUK JA DOLEN!

Sot, Drejtoria e Hetimit ne DP Doganave,
mjetit me targa CT32BTS,
ne te cilin rezultonin te ngarkuara
sasia prej 1784 koli me cigare me nga
50 steka, me 10 paketa me nga 20 fije,
gjithsej 17 840 000 fije cigare
te markes “PRESIDENT SLIMS”,
i hapi dyert.

Nga kontrolli rezultoi se,
e gjithe ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale te Shqiperise apo te ndonje vendi tjeter.

Tani, prokuroria ka marre ne dore te gjithe dokumentet e ketij krimi fiskal.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb