Juve mbylli një vit me flamur të kuq, 254 milionë euro humbje, kjo gropë e madhe pritet të jetë përcaktuese për të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Sigurisht në tavolinë janë edhe disa çështje të tjera, trajneri Allegri, mungesa e rezultateve dhe fatura e radhës financiare, të gjithë këto detaje do të ndikojnë edhe në projektin e ri të klubit. “Zonja e Vjetër” po përjeton një moment të vështirë, por të gjithë shpresojnë që në këtë rikthim pas pauzës gjërat të ndryshojnë.

Allegri pret nga momenti në moment të ketë në dispozicion disa nga lojtarët e dëmtuar, ndërsa lajmi i mirë është forma e shfaqur nga Vlahovic me përfaqësuesen serbe. Në të njëjtën kohë, stafi drejtues ka përpiluar dhe një listë dëshirash për merkaton e janarit, me shpresën që të kenë impakt të menjëhershëm në ekip.

Juve
Juve

Në këtë listë gjejmë emra të rëndësishëm si Asensio, sulmuesi largohet falas nga Real Madrid në fund të sezonit, por palët mund të gjejnë një zgjidhje me konsensus në janar. Griezmann është një tjetër emër “big”, në pronësi të Barcelonës, ndërsa tek Atletico Madrid po aktivizohet shumë pak. Një tjetër objektiv me peshë është edhe Pulisic, edhe amerikani po luan gjithnjë e më pak te Chelsea. Të gjithë këto objektiva janë të lidhur me paraqitjet e Juves deri në janar, të ardhmen e Allegrit dhe të ardhurat financiare.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb