Ministrja Elisa Spiropali, në fjalën e saj në Kuvend nuk i kursyer kritikat ndaj opozitës, lidhur me qëndrimin për figurën e presidentit të ri të zgjedhur Bajram Begaj.

Gjithashtu Spiropali nuk la pa shenjëstruar edhe presidentin Ilir Meta.

Pjesë nga fjala e ministres Spiropali:

“Duke pasur parasysh se cili ishe rezultati final do të votonim të njëjtën zgjedhje do të votonin 10 herë rresht për gjeneral Begaj. Tani ja vlen të thuhen disa të vërteta. Pikërisht se ishin në dritë të diellit ka shumë zhgënjime nga ata që janë mësuar të gënjejnë. Si deputet dhe ministre e PS dhe në grupin e ngarkuar për negociata . Ne tentuam të respektojmë Kushtetutën. Bashkëbiseduesit tanë hodhën gurë mbi durimin tona. Një pakicë e rrudhur brenda pakicës vendoste kushte e duke bërë të qartë se nuk do të gjente zgjidhje,. Diskutonin me ne por sytë i kishin te personazhi Makbethian që sapo foli. Të frustruar dhe të paaftë për të diskutuar. Ishte ka e dhimbshme derexheja. Më shumë se zgjedhja kjo pjesë e opozitës kujdesej të ishte me alibinë e Alibeajt në xhep, ne përfshihemi dhe ju na jepni qorrazi votat tuaja. Trashëgimtarët e dyerve të blinduarve kishin mbetur me porta të shqyera. Sa i takon PS gjithçka është shumë e qartë. Ishim të qartë se në Shqipëri kishte shumë figura dinjitoze. Nuk erdhi Luli se po ujitej në pishinë , nuk erdhi Alibeaj. Ilir Meta përmes dekretit të tij formal bëri aktin e duhur dhe mezi e pres ta shoh në llogoret jo të opozitarizmit por të logorose që i prishin dhe theu zyrën e vet. Njeriu që e dekretoi njëherë nuk mund të kthehej kundër figurës së Bajram Begaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: