Deputeti Agron Shehaj me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se pakicën e Lulzim Bashës e kontrollon kryeministri Edi Rama.

Ai shkruan se PD nuk është vula e as karrigia e kryetarit. Sipas Shehajt, është koha të ndërtohet një alternativë dhe opozitë e vërtetë, e thekson se do ata do ia dalin.

Postimi i Agron Shehajt:

Pakicën e Bashës tashmë e kontrollon plotësisht Edi Rama. Për disa, ky është fundi i opozitës, por kjo nuk është e vërtetë.

PD-ja nuk është as vula, as godina e kyçur dhe as karrigia e kryetarit. Partia Demokratike janë qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, anëtare dhe votues, që nuk dorëzohen përballë padrejtësive dhe korrupsionit, që besojnë në lirinë dhe demokracinë që me aq mund e sollën vetë dikur.

Tashmë gjërat janë të qarta: Demokratët dhe të gjithë, tani dallojnë mirë nga një anë opozitën-fasadë dhe njerëzit e përdorur nga Rama dhe nga ana tjetër, opozitën e vërtetë dhe opozitarët që nuk shiten.

Tani, ne duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, ndryshe nga Rama dhe kukulla e tij. Duhet dhe do t’ia dalim!

Agron Shehaj- Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: