Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën sot ndërsa disa të tjerë u plagosën nga shpërthimi i bombës në një tubim pro-Palestinës në provincën jugperëndimore të Pakistanit, Baloçistan.

“Shpërthimi ndodhi në një rrugë të frekuentuar në rrethin Chaman, e cila kufizohet me Afganistanin fqinj”, tha zëdhënësi i qeverisë së Baloçistanit, Liaquat Shahwani.

Shpërthimi ndodhi afër automjetit të Abdul Qadir Loni, kreu provincial i partisë kryesore fetare të vendit, Jamiat Ulema Islam, i cili po drejtonte tubimin. Loni pësoi gjithashtu lëndime të lehta.

Pamjet e transmetuara në kanalet televizive treguan automjete të dëmtuara, copëza qelqi dhe këpucë të gjakosura dhe kapakë të shpërndarë gjithandej.

Pakistani po shënon ditën e solidaritetit të Palestinës në mbështetje të palestinezëve. Zyrtarët dhe aktivistët kanë organizuar tubime dhe demonstrata që nga përshkallëzimi i fundit dhe sulmet e Izraelit në Gaza, të cilat shkaktuan vdekjen e të paktën 243 palestinezëve, përfshirë gra dhe fëmijë. Një armëpushim u arrit të enjten vonë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb