Të paktën gjashtë oficerë ushtarakë pakistanezë, në mesin e të cilëve dy majorë, kanë humbur jetën në një aksident me helikopter në provincën Balochistan, në jugperëndim të Pakistanit, njoftoi ushtria.

Ministria e Mbrojtjes e Pakistanit në një deklaratë njoftoi se helikopteri u rrëzua gjatë një misioni stërvitor pranë Khost në qarkun Harnai.

“Të gjashtë anëtarët e ekuipazhit, përfshirë dy pilotë, dhanë jetën e tyre si dëshmorë”, thuhet në deklaratë.

Ky është aksidenti i dytë i tillë në provincën Balochistan në dy muajt e fundit.

Muajin e kaluar, gjashtë oficerë të rangut të lartë të ushtrisë, duke përfshirë komandantin e Korpusit të Quetta-s, gjeneral Sarfraz Ahmad, humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit të tyre gjatë një operacioni ndihme në zonat e përmbytura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb