Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përplas me një makinë në provincën lindore të Pakistanit, Punjab, thanë zyrtarët të shtunën.

Aksidenti ndodhi në rrugën Shakargarh në rrethin Narowal të provincës kur shoferi i autobusit humbi kontrollin mbi automjetin ndërsa parakalonte dhe goditi makinën, tha oficeri i policisë së qarkut Narowal Rizwan Omer Gondal.

Të gjithë të vrarët ishin pasagjerë të makinës, ndërsa 10 persona në autobus u plagosën, tha zyrtari, duke shtuar se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe rrëshqitjes së rrugës si pasojë e një rrebeshi shiu të dendur kohët e fundit në rreth.

Pas incidentit, ekipet e shpëtimit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe i kanë dërguar të plagosurit në një spital aty pranë. Disa prej tyre thuhet se janë në gjendje kritike.

Aksidentet rrugore janë mjaft të shpeshta në Pakistan kryesisht për shkak të rrugëve të dobëta, automjeteve të mirëmbajtura keq dhe drejtimit joprofesional.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb