Drejtuesja e një shkolle në Pakistan u dënua me varje  për blasfemi ndaj profetit Muhamed.

Salma Tanveer, e cila drejtonte shkollën e saj private u shpall fajtore për shpërndarje të tekseve ku mohohej  profeti Muhamed dhe se ai është një i dërguar i Allahut.

Gjykata në Lahore rrëzoi dhe pretendimet e palës mbrojtës, duke thënë se ajo kishte humbur “kontrollin e mendjes” gjatë kohës kur kishte bërë këto shkrime.

Njerëzit që vuajnë me probleme të shëndetit mendor nuk mund të ekzekutohen në Pakistan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb