Një autobus me pelegrinë, është përmbysur sot në një autostradë të Pakistanit, ku si pasojë kanë lënë të vdekur 19 persona dhe lënduar 50 të tjerë.

Sipas autoriteteve aksidenti ka ndodhur në rrethin Kuzdar, në provincën Baluchistan, ndërsa shkak, është bërë shpejtësia e tepërt.

Pelegrinët po ktheheshin në Dada, një rreth në provincën jugore të Sind, pasi vizituan tempullin e një shenjtori.

Sipas autoriteteve loale, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit në një kthesë të fortë, e si pasojë, autobusi është përmbysur.

Sakaq, vlen të përmendet se aksidentet fatale të trafikut janë të zakonshme në Pakistan për shkak të infrastrukturës së dobët rrugore dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb