PAKISTAN– Dy policë u vranë dhe një roje e sigurisë u plagos në një sulm në konsullatën e Kinës në qytetin Karaçi të Pakistanit. Të shtënat me armë u dëgjuan rreth orës 9:30 të mëngjesit, sipas kohës lokale, jashtë konsullatës në zonën Klifton, tha policia.

Katër persona të armatosur bënë përpjekje për të hyrë në konsullatë, por u ndaluan nga rojet e sigurisë. Tre sulmues u vranë në një shkëmbim zjarri me policinë. Sipas disa njoftimeve, stafi i konsullatës është i sigurt. Një grup separatist, i quajtur Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit, tha se ka kryer sulmin.

Me vite, projektet e ndërtimit dhe punëtorët kinezë në provincën Baluçistan janë shënjestruar nga militantët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: