Një vajzë 7 vjeçare është përdhunuar dhe më pas është vrarë në zonën veri-perëndimore të Pakistanit. Lajmin e bën me dije policia. Sipas informacioneve të para dy burrat janë kapur në flagrancë në zonën e Nowshera, në provincën e Khyber Pakhtunkhwa, teksa po mbysnin vogëlushen.

Kanë qenë prindërit që kanë pikasur rrëmbyesit, teksa ishin në kërkim të vajzës, e cila nuk ishte kthyer pasi kishte marrë pjesë në një seminar.

Dy keqbërësit janë përpjekur të largohen, ndërsa prindërit nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për vogëlushen, e cila kisha vdekur.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb