Tre ushtarë pakistanezë kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në përleshjet midis forcave të sigurisë dhe terroristëve në rajonin Vaziristani Verior dhe qytetin Ketta në Pakistan, njoftuan mediat lokale.

Sipas mediave, përleshjet kanë ndodhur pasi terroristët kanë sulmuar postbllokun e sigurisë në rajonin Hassan Khel të Vaziristanit Verior, si dhe në një operacion të forcave të sigurisë në qytetin Ketta, ku janë neutralizuar pesë terroristë.

Mediat nuk kanë specifikuar se cilës organizatë i përkisnin terroristët në dy përleshjet.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb