Është zhdukur ishulli Zalzala Koh, i cili u shfaq në vitin 2013 pas një tërmeti shkatërrues në zonën e qytetit pakistanez Guadara.Në pamjet satelitore më nuk shihet ishulli që u shfaq pas tërmetit me fuqi prej 7.7 ballë, i cili goditi Balochistan dhe Sindh, në jug të vendit.

Ishulli ishte me gjatësi prej 40 metrash, gjerësi 90 dhe lartësi 20 metra. Banorët e quajtën ishullin “Zalzala Koh”, që do të thotë Mali nga tërmeti.

Megjithatë, tani nga Instituti pakistanez për hulumtim të oqeanit (NIO) dhe NASA njoftuan se ishulli është zhdukur.

Asif Inam, ish-drejtor i NIO-s, deklaroi se nuk kanë pritur se ky lloj ishulli do të mbijetonte gjashtë vite.

Ai rikujtoi se pas tërmetit të vitit 1945 u shfaqën katër ishuj të tillç. Inam tha se në periudhën 1999-2013 u paraqitën edhe tre ishuj. Ai konsideron se arsyeja për shfaqjen e këtyre ishujve në brigjet e Detit Arabik të Pakistanit është metani nën shtratin e detit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb