Pakistani ka arrestuar një udhëheqës të lartë militant të akuzuar nga India për organizimin e sulmeve të vitit 2008 në Mumbai.

Zakiur Rehman Lakhvi, udhëheqës i grupit të jashtëligjshëm Lashkar-e-Taiba (LeT), u arrestua me akuzat e financimit të terrorizmit, sipas një zëdhënësi të Departamentit të Kundër Terrorizmit të provincës Punjab të Pakistanit.

Ai u kap mbrëmë në një operacion në qytetin verilindor Lahore, tha Syed Nayyab Haider në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se Lakhvi ishte duke drejtuar një ambulancë mjekësore për të mbledhur fonde për financimin e terrorizmit dhe shpenzimet personale.

Sipas zyrtarit, Lakhvi i cili është një individ i kërkuar nga OKB i cili është gjithashtu një udhëheqës i lartë i një grupi tjetër të ndaluar, Jamaat-ud-Dawah, tani do të përballet me gjyq në një gjykatë kundër terrorizmit në Lahore.

Agjencitë indiane të inteligjencës kanë akuzuar prej kohësh Lakhvi-n për planifikimin e sulmeve vdekjeprurëse terroriste në Mumbai në vitin 2008 që shkaktuan vdekjen e mbi 150 personave.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb