Pakistani ka ndarë medaljen e dytë më të lartë civile për shefin e ushtarisë së Jordanisë, i cili po qëndron në Islamabad për një vizitë zyrtare.

Siç njoftohet nga presidenca pakistaneze, presidenti Arif Alvi dekoroi kreun e Shtabit të Forcave të Armatosura të Jordanisë, gjeneralin Yousef Ahmed Al Hnaity, me çmimin Hilal-e-Imtiaz (Ushtarak) ose Gjysmëhënën e Ekselencës, në një ceremoni të mbajtur në kryeqytetin pakistanez.

Çmimi u nda “në bazë të vlerësimit të shërbimeve të tij të shkëlqyera për promovimin e bashkëpunimit të mbrojtjes midis forcave të armatosura të të dy vendeve”.

Më vonë gjatë një takimi, presidenti theksoi se Pakistani dhe Jordania gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera bazuar në besimin e përbashkët, afinitetet kulturore dhe perceptime të përbashkët të çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare.

Ai theksoi nevojën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe të mbrojtjes.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb