Ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit, Shah Mehmood Qureshi, ka kërkuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) që të mbledhë ministrat e Punëve të Jashtme për të ndihmuar në mbrojtjen e myslianëve të Indisë.

“Ne shpresojmë që OBI do të mbajë mbedhje të ministrave të Punëve të Jashtme në Islamabad dhe bashkarisht do të ngremë zërin për myslimanët e Indisë”, u tha Qureshi përfaqësuesve të mediave në vendlindjen e tij Multan, një qytet në provincën verilindore Punjab.

Në lidhje me ligjin e ri për shtetësi të Indisë, Qureshi tha se fqinji i Pakistanit duket se është ndarë në sekularistë dhe “supremacisë Hindutva”, pasi pakicat dhe hindusët e arsimuar gjithashtu po protestojnë kundër ligjit të diskutueshëm.

Duke folur për bllokimin e vendosur në Kashmirin e administruar nga India më 5 gusht, ai tha: “Qeveria indiane ka vendosur popullin e Kashmirit në një burg të hapur në 5 muajt e fundit pas vendosjes së orës policore atje, por e tërë India nuk mund të vendoset nën orë policore dhe bota e pa fytyrën e vërtetë të Indisë”.

Më 11 dhjetor, parlamenti i Indisë miratoi një ligj të diskutueshëm të shtetësisë duke u ofruar të drejtën e shtetësisë komuniteteve hindu, budiste, krishtere, parsi dhe jain që kanë migruar nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani. Megjitatë, ligji përjashtonte myslimanët, duke shkaktuar protesta masive në vend që deri më tani kanë shkaktuar vdekjen e 26 personave.

Më 24 dhjetori, Komisioni i Pavarur dhe i Përhershëm i të Drejtave të Njeriut të OBI-t fuqishëm ka dënuar dhunën dhe jetët e humbura gjatë protestave paqësore në vend kundër ligjit të shtetësisë, duke u bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe OKB-së që t’i bëjnë presion Indisë për të shfuqizuar klauzolat diskriminuese të ligjit të ri dhe të respektojë normat dhe standardet përkatëse ndërkombëtare në trajtimin e protestave paqësore, si dhe të sigurojë mbrojtjen e të gjitha të drejtave të njeriut.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb