Në disa pjesë të Pakistanit, temperatura e ajrit ka kaluar 46 gradë Celsius.

Temperatura e ajrit është mbi mesataren e matur për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e larta ndikuan negativisht në jetën e qytetarëve.

Mediat lokale raportuan se në shumë pjesë të vendit, temperatura e ajrit u rrit me gjashtë deri në tetë gradë.

Në Nawabshah janë matur 46.4 gradë, 46 gradë në Sibiu, 43 gradë në Bahawalpur, 38 gradë në kryeqytetin Islamabad dhe 41 gradë në Lahore.

Qytetarët kërkuan strehim nga temperaturat e larta nën pemë, por edhe në shatërvanë.

Qendra meteorologjike u bëri thirrje autoriteteve që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve nga vala e të nxehtit.

Më 28 maj të vitit 2017, temperatura më e lartë në historinë e vendit u regjistrua 53.5 gradë në qytetin Turbat në provincën Balochistan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb